BRUKSEL - Këshilli Ministrave të BE mirëpret veprimet që janë ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, angazhimin e qeverisë së re dhe vlerëson përpjekjet e saj të intensifikuara në këto fusha, si dhe inkurajon autoritetet të vazhdojnë të ruajnë këtë moment të ri.
Këshilli do të shqyrtojë në bazë të raportit, që do të prezantohet nga Komisioni, implementimin e vazhdueshëm të strategjive reformuese anti-korrupsion dhe në gjyqësor, dhe të legjislacionit të miratuar së fundmi, si dhe trendin e vazhdueshëm të hetimeve dhe ndjekjeve penale proaktive, përfshirë këtu në fushën e krimit të organizuar.
Në dritën e këtij raporti dhe me mirëkuptimin që Shqipëria do të vazhdojë me progresin inkurajues të bërë deri më tani, Këshilli pret të ndërmarrë një vendim për t'i dhënë Shqipërisë statusin kandidat në qershor 2014, vendim që duhet të marrë aprovimin e Këshillit Europian.