VIENE- Përpara vendimit të vendeve anëtare për statusin kandidat është Vjena këtë herë që është angazhuar në nxitjen e unionit për të mos hezituar të votojë pro Shqipërisë.
Si vijim i konferencës së pak ditëve më parë të zhvilluar në kryeqytetin austriak, ku u konfirmua mbështetja për procesin e avancimit në BE, ministri i Jashtëm i këtij vendi, Sebastian Kurz iu ka nisur një letër homologëve të vendeve të unionit, baroneshës Catherine Ashton dhe Greqisë, si vendi që mban presidencën e radhës së BE, me përmbajtje theksimin e progresit të Shqipërisë dhe përmbushjen prej saj të kushteve të vendosura.
Ndërsa vetëm gjashtë muaj më parë, përpara këshillit të dhjetorit, e njëjta nismë nga vendet fqinje të Shqipërisë u firmos nga dhjetë vende anëtare të BE-së, këtë herë duket se numri i shteteve që kanë hedhur firmën për statusin e Shqipërisë është rritur drejt dyfishimit.
Përfshirë Greqinë, janë 17 vendet anëtare të BE-së që kanë firmosur letrën e cila nis me vlerësimin e vullnetit të treguar nga qeveria e re shqiptare në fushat prioritare, ku veçohen arritjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat janë intensifikuar, thuhet në letër, dhe për të cilat qeveria ka treguar vendosmëri.
"Duke u nisur nga angazhimi dhe progresi i Shqipërisë, ashtu si u nënvizua në raportin e qershorit të 2014-s, qartësisht meriton që vendet anëtare të Bashkimit Europian t'i njohin statusin e vendit kandidat. Shqipëria bindshëm ka përmbushur kushtet e vendosura nga BE", thuhet në letër.
Ministrat e Jashtëm firmosës të letrës konfirmojnë rritjen e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për respektimin e sundimit të ligjit, e forcimin e institucioneve të anti-korrupsionit. Duke nënvizuar edhe shembuj konkretë të këtyre arritjeve, si dhe vullnetin e treguar për fillimin e reformës në drejtësi, ministrat e BE-së përsërisin mbështetjen për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë.
"Kjo do të inkurajonte Shqipërinë në vazhdimin rrugës së reformave dhe për mbajtur vrullin e saj. Zgjerimi është një proces që ka rregulla strikte. Është e rëndësishme të tregojmë se kur kushtet janë përmbushur, BE duhet të jetë gati të shpërblejë progresin dhe të ndihmojë vendet në rrugën e tyre të anëtarësimit. Dhënia e statusit të vendit kandidat Shqipërisë do të jetë një sinjal i fortë për vendet e rajonit, për fuqinë transformuese dhe stabilizuese të procesit të zgjerimit, proces që është njëkohësisht në të mirën e qytetarëve të BE dhe atyre të vendeve aspirante gjithashtu", nënvizohet në letër.
Letra, që ka qarkulluar në kancelaritë europiane përgjatë tre ditëve, është një sinkronim i plotë i raportit të Komisionit Europian në rekomandimin për statusin Shqipërisë. Megjithë sinjalet mbështetëse të Gjermanisë, Holandës dhe Danimarkës, firma e tyre mungon në këtë letër për shkak të proçedurave të brendshme, ku duhet të informohet më herët Parlamenti i tyre kombëtar.
Deri tani asnjë vend nuk i ka thënë "jo" statusit kandidat të Shqipërisë, por mbetet për t'u prit...