A1 Report - Kodheli:Ulim shpenzimet ne paga rishikohet fondi i ish-ushtarakeve

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaron se do të ketë shkurtime në Forcat e Armatosura dhe ulje të shpenzimeve për fondin e pagave.

Në komisionin e Sigurisë po diskutohet buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për 2014, ndërkohë që opozita nuk merr pjesë.

"Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë mbi 14 miliardë lekë. Ky buxhet përmirëson raportin mes shpenzimeve dhe të ardhurave. Do të ulim shpenzimet për fondin e pagave. Forcat e armatosura do të vazhdojnë të reduktohen edhe më tej. Nga 10 mijë do të shkojnë në 9 500 forca"- raportohet të ketë thënë Kodheli para deputetëve.

Kodheli foli dhe për rishikim të fondit të pensioneve për ish-ushtarakët, ndërkohë që në 2014 do t'i jepet rëndësi trajnimeve dhe uniformave.

"Do të rishikojnë fondin e pensioneve për ish-ushtarakët."- tha ajo.

Gjatë raportimit Kodheli tha edhe se digasteri i mbrojtjes ka për të shlyer borxhe të trashëguara që nga viti 2008, të cilat kapin shumën e 1.5 mld lekëve.

"Kemi borxhe të trashëguara që nga viti 2008. Borxhet tek Ministria e Mbrojtjes janë në shumën e 1.5 miliardë lekëve. Borxhet janë fatura ujë, drita, telefon dhe shërbime të tjera të papaguara. Në 2014 do t'i japim rëndësi trajnimeve dhe uniformave"

Kodheli tha se Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s që deri tani ka qenë jashtë standardeve të aleancës duke mos garantuar as sigurinë e vet kombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form