A1 Report - Tatimi i Fasoneve, te "Ekonomia" rrezohet propozimi i LSI-se

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Ministria e Financave nuk mer parasysh propozimin e bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim për mosndryshimin e taksës së tatim fitimit për industrinë me fason që aktualisht është 10%.

Komisioni parlamentar i Ekonomisë la sot në fuqi propozimin e bërë nga Ministria e Financave, për rritjen me 15% të tatim fitimit për fasonistët nga 10% që ishte deri tani, duke mos marrë parasysh propozimin e bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Zv/ministri i Ekonomisë Ervin Mete thotë se nuk mund të bëhet diskriminim. ndërkohë deputetët e LSI-së thonë se do të vazhdojnë të insistojnë tek ky amendament.

Ministria e Financave propozoi që të mos aplikohet rritja e taksës së banesave për godinat e pa shitura, me argumentin se apartamentet janë stok. Komisioni pranoi propozimin e zv/ministrit Mete, duke marrë edhe aprovimin e deputetëve të opozitës.

Gjithashtu Komisioni i Ekonomisë vendosi që taksa e banimit të mbetet 10 lekë, ndërsa taksa për ndërtesat e biznesit të bëhet 40 lekë. Më herët komisioni i Ekonomisë vendosi edhe futjen në akcizë të pijeve energjike duke kërkuar që ligji të ketë efekt paraveprues për të moslejuar abuzimet nga grosistët.

Share This Video

Download

Report form