TIRANE- Shifrat e fundit tregojnë për rënie të krimit dhe rritje të besueshmërisë të publikut tek Policia e Shtetit. Këtë e ka deklaruar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një konferencë për shtyp. Ministri Tahiri u ndal tek rezultatet e muajit dhjetor sa i takon luftës së policisë ndaj krimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa falenderoi forcat e rendit për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ditëve të festave të fundivitit.
Tahiri tha se është siguruar numri minimal i aksidenteve gjatë ditëve të festave, falë edhe punës së policisë.
Duke u ndalur tek rezultatet e Policisë së Shtetit për muajin dhjetor 2013, Tahiri tha se "Statistika flet me zë për punën e policisë dhe bashkëpunimin e qytetarëve. Janë rezultate shumë të mira dhe na inkurajojnë për atë që presin qytetarët në vazhdim".