TIRANE- Ministri i Shëndetësisë kërkon të fillojë procedimi dhe gjykimi pranë Komisionit Disiplinor të Urdhërit të Mjekut për dy ish drejtuesit e Spitalit Ushtarak Sami Koçeku dhe Alfred Gega.
Dy mjekët pasditen e 21 Janarit, 2011 menjëherë pas vrasjes së 4 protestuesve para godinës së Kryeministrisë, në deklarata televizive thanë se vdekja e Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj, kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt.
Në atë kohë Sami Koçeku mbante postin e Shefit të Urgjencës së Spitalin Ushtarak, ndërsa Alfred Gega mbante postin e nëndrejtorit të këtij spitali.
Ankesa drejtuar Urdhrit të Mjekut mban datën 13 janar 2014.
Beqaj kërkon gjithashtu heqje e përkohëshme e Liçencës për ushtrimin e profesionit për një periudhë 3 vjeçare si dhe detyrimin për rikualifikim profesional dhe për studime plotësuese për këta dy mjekë.
Bazuar në nenin 13 e 14 i Ligjit nr 8615 dt. 1.06.2000 "Për Urdhërin e mjekeve në RSH" Ilir Beqaj me cilësinë e Ministrit të Shëndetësisë i drejtohet Urdhrit të Mjekut me këtë ankesë ndaj dy mjekëvë të spitalit Qëndror Universitar të Traumës-Tiranë duke saktësuar se "janë gjëndur në shkelje të plotë dhe njëkohësisht të rëndë, të "Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjeksore"
"Ndërkohë që shumë mjekë e infermierë të përkushtuar ndaj detyrës, qëndronin dhe ju shërbenin pacientëvë, të dy këta mjekë, më qëllim të qartë politik, jepnin intervista ne tv. duke deformuar realitetin dhe dizinformuar publikun, mbi gjëndjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve: Ziver Veizi Hekuran Deda, Faik Myrtja, Aleks Nikaj. Mjekët deklaruan se vdekja e shtetasve të sipërcituar, kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt, duke marrë kështu përsipër të bënin dhe punën e ekspertit balistik."- nënvizohet në letrën që i është dërguar Urdhrit të Mjekut.
Më tej në letër argumentohet se "Thëniet e tyre janë tërësisht të pavërteta dhe krahasuar me Akt-ekspertimin mjeko ligjor që ju është bërë viktimave nga Instituti I Mjeksisë Ligjore, ato bëhen edhe më të rënda, pasi janë jo vetëm në shkelje të Kodit të Etikes, por shkojnë deri në element të vepres penale. Kështu, lidhur me shkakun e vdekjes së viktimave, është administruar si prove të cilën po jua paraqesim dhe juve."