Kompania e qumshtit "Primalat" është vënë në vështirësi financiare, duke rrezikuar seriozisht falimentimin e plotë të saj.
Tetë vendime gjyqësore e detyrojnë kompaninë e qumështit t'i paguajë bankave një shumë financiare prej 1.9 milion euro, shumë kjo që është marrë si kredi tek një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri.
Gazeta "Shqiptarja.com" zbulon se kompania që u përfol vitin e kaluar se tregtonte qumësht me përmbajtje aflatoksine, ka bërë ndryshimin e emrit nga "Primalat" në "Milky" Sh.p.k, që me sa duket kjo lëvizje ka qënë një veprim për të shmangur paragjykimet e konsumatorit, pas zbulimit të aflatoksinës nga autoritetet kosovare, të cilat e përjashtuan nga tregu.
Mirëpo pavarësisht kësaj, situata nuk ka ndryshuar duke bërë që banka të kërkojë në gjykatës e Tiranës nxjerjen e udhërave të ekzekutimit, për kredinë 1.9 milion euro të marrë nga bashk?kredimarr?sit Sami Gjergji dhe Vigan Dervishi.
VENDIMET GJYQESORE
Bëhet fjalë për 8 vendime gjyqësore që autorizojnë bankën të nisë procedurat përmbarimore për sekuestrimin e aseteve të kompanisë së qumështit "Primalat". Vetëm një vendim bën fjalë për një kredi prej 1.1 milion euro, e cila nuk është shlyer plotëisht, duke sjellë dhe reagimin e menjëhershëm të bankës. Ndërkohë që vendimet e tjera bëjnë fjalë për shuma financiare prej 400 mijë euro, 350 mijë euro dhe 29 mijë euro.
Pjesa më e madhe e këtyre shumave nuk është shlyer nga ana e administratorëve të kompanisë së qumështit, kjo si pasojë e humbjes në pjesën më të madhe të tregut, për shkak të skandalit të aflatoksinës. Në këto kushte, kreditori, duke pretenduar se nga ana e kredimarrësit nuk është përmbushur detyrimi sipas kushteve të kontratës, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të lëshuar urdhërin e ekzekutimit ndaj këtij titulli ekzekutiv të pretenduar, në mënyrë që të procedohet me ekzekutimin e detyrueshëm, deri në sekuestrimin e aseteve.
DETYRIMI
Nga shpjegimet e përfaqësuesit të bankës në seancën gjyqësore, si dhe nga shkresa rezulton se, detyrimi nga ana e debitor?ve nuk është respektuar, gjë e cila ka aktivizuar edhe penalitetet përkatëse të rrjedhura nga parashikimet kontraktore. Kështu, nga shkresa me lëndë "konfirmim për detyrimin huase të huamarrësit "Milky" sh.p.k. rezulton se deri më datë 06.12.2013 kredimarrësi i detyrohet kredidhënësit në një shumë prej 166.684.000.27. Ky detyrim përbëhet nga zëra të ndryshëm, si detyrimi bazë principali i papaguar, interesat dhe kamat?vonesat.
ZBULIMI I AFLATOKSINËS
Në muajin Shkurt të vitit të kaluar, autoritet Kosovare vendosën të heqin nga tregu i tyre, qumështin "Primalat" pasi zbuluan se ky product përmbate një sasi të madhe aflatoksine. Sipas mjekëve ekspozimi i gjatë ndaj aflatoksinës mund të shkaktojë tumor të mëlçisë, hemoragji, enjtje, probleme në tretje, probleme në metabolizmin e organizmit, probleme mendore e deri në gjëndje kome. Nëse qumështi me përmbajtje aflatoksine konsumohet në sasi të mëdha dhe të shpeshtë ai shkakton kancer. Nxjerja e...