A1 Report - Memaliaj, sulmi ndaj autobusit Athinë-Tiranë, pasagjerët: I thamë shoferit ec shpejt

Report TV 2015-08-21

Views 7

Autobusi i linjës, Tiranë-Athinë është sulmuar me armë mëngjesin e sotëm, në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:34 minuta të mëngjesit. Nga sulmi kanë mbetur dy persona të plagosur, Laurent Tabaku, 23 vjeç nga Elbasani dhe Qebarie Dihani, 19 vjeçe nga Fieri. I riu, Tabaku është në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në të dalë të qytetit të Memaliajt në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër në vendin e quajtur Mogile. Sipas vetë pasagjerëve të autobusit të intervistuar nga A1 Report, gjithçka ka ndodhur pas orës mesnatës në momentin kur autobusi, ndodhej në afërsi të kthesës së Vasjarit, kur ishte duke lëvizur avash për shkak të rrugës së keqe.

Mendohet se kanë qenë katër persona të cilët ndodheshin në krahun e majtë të rrugës ku shtinë në drejtim të autobuzit. Fillimisht, keqbërësit, kanë qëlluar në ajër për të trembur shoferin e mjetit dhe kur kanë parë se autobuzi ka rritur shpejtësinë duke mos i'u përgjigjur sinjalit me shkrehje arme, qëlluan në drejtimin direkt të tij cka shkaktoi plagosjen e dy pasagjerëve përkatësisht Laurent Tabaku, 23 vjeç nga Elbasani dhe Q. Dihani 19 vjeçe nga Fieri.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, djaloshi 23-vjeçar është qëlluar në organet jetike ndërkohë që vajza 19-vjeçare, është gërvishtur lehtë në fytyrë, si pasojë e kokrizave të xhamit të dritares nga ku hynë predhat e armës së zjarrit. Djali i plagosur, është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit për trajtim të specializuar ndërkohë që gjendja e tij, raportohet të jetë shumë e rënduar pasi ka marrë plagë të rënda në mushkëri, mëlçi dhe kollonën vertebrore. Të gjithë pasagjerët pas ngjarjes, së bashku me autobusin, janë shoqëruar për në Policinë e Qarkut në Gjirokastër, për të dhënë intervistimet e nevojshme. Grupi hetimor, i gjendur në vendngjarje, ka konstatuar gjurmë të predhave të armës së zjarrit në të katër cepat e autobuzit. Mendohet se keqbërësit, kanë përdorur armë zjarri të llojit Shotgun.

Policia ndërkohë, është vënë në ndjekje të autorëve të kësaj ngjarjeje dhe po kreh të gjithë zonën përreth, me një diametër gati 1 kilometër. Nga ana e tyre, pasagjerët e autobuzit, kanë vlerësuar veprimin e shoferit, i cili nuk ndaloi në momentin e goditjes së autobuzit me armë zjarri. Ata falenderojnë Zotin, që dolën të gjallë nga kjo ngjarje.

Ngjarja e sotme, është e dyta që ndodh brenda një harku kohor prej 12 muajsh në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër. Në fund të janarit të vitit që shkoi, një autobuz i Sarandës për në drejtim të kryeqytetit, u qëllua me armë dhe u grabit nga dy vëllezër të fshatit Mamaj.

Share This Video


Download

  
Report form