GJIROKASTER- Katër të rinj nga Memaliaj janë arrestuar sot nga policia e Gjirokastrës s'i autorë të sulmit me armë të autobusit Tiranë-Athinë, në orët e para të mëngjesit të 27 janarit 2014 në të dalë të qytetit të Memaliajt në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.
Autobusi me 22 pasagjerë po kthehej nga Athina dhe nga sulmi me armë mbeti i vrarë pasagjeri 24 vjeçar Laurent Tabaku, ndërsa u plagos një tjetër pasagjerë.
Sipas Policisë së qarkut Gjirokastër të ndaluarit janë Klajdi Tringa, 20 vjeç, Besmir Ruçi, 22 vjeç Jurgen Lola 21 vjeç, Gentian Beqiraj 27 vjeç, të gjithë nga Memaliaj. Ata janë arrestuar në orën 18:00 të pasdites së djeshme, (28.01.2014) për veprën penale "vjedhje me pasoj vdekjen". Policia thotë se grabitja është kryer nën efektin e drogës
PLANI I GRABITJES, ISHIN NEN EFEKTIN E KANABISIT
Nga hetimet rezulton se të rinjtë kishin organizuar planin e grabitjes së autobusit që po kthehej nga Athina në drejtim të Tiranës, 24 orë para në një lokal në fshatin Vasjar.
"Nga hetimi i deritanishme ka rezultuar se s Klejdi Tringa, Besmir Ruçi dhe Jurgen Lola, te ndihmuar nga shtetasi Gentian Beqiraj, në bashkëpunim me njëri tjetrin në datë 27.01.2014, në orën 01:00, pas nje plani te diskutuar dhe menduar nje nate me pare ne nje lokal, ne fshatin Vasiar per grabitje ne rruge, nen efektin e perdorimit te lëndëve narkotike (cannabis sativa), kanë tentuar te ndalojne duke qëlluar me armë zjarri emë pas të kryenin vjedhjen e pasagjereve të autobuzit, te linjës Athinë-Tiranë, me targa AA 578 GC, në vendin e quajtur Mogila në aksin rrugor Tepelenë-Krahës."- thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë në kushtet e errësirës së plotë dhe mos ndalimit të autobuzit, autorët kane gjuajtur me armë zjarri autobusin ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy shtetas, Laurent Tabaku, 24 vjeç i cili për shkak të plagëve të marra gjeti vdekjen në spitalin Rajonal Fier dhe Qebarie Xhihani, e cila pati dëmtime të lehta të shkaktuara nga rënia e xhamave të autobusit.