GJIROKASTER- "Arrest me burg" ka qenë masa e sigurisë që gjykata e Gjirokastrës ka dhënë për katër të dyshuarit si autorë të sulmit me armë zjarri ndaj autobusit të linjës Athinë-Tiranë, ku mbeti i vdekur një pasagjer dhe një tjetër u plagos.
Jurgen Lola, njëri prej të akuzuarve, ndërsa ka mohuar kategorisht pjesëmarrjen në tentativen e grabitjes, ka pohuar se dy shokët e tij, Klajdi Tringa dhe Besmir Ruçi janë autorët e sulmit, ndërsa këta të fundit e kanë mohuar një gjë të tillë.
Ndërkohë lidhur me të akuzuarin e katërt Gentian Beqiraj, prokurori i cçështjes Gjon Fusha, dhe avokati i tij mbrojtës Bernard Aliko, kanë kërkuar lirimin e tij, teksa theskojnë së nuk ka prova që e inkriminojnë atë në sulmin ndaj autobuzit.
Kërkesa eshtë refuzuar nga gjyqtari i çështjes Enton Dhimitri, i cili për të katërt personat ka dhënë të njëtën masë sigurie.
Ndërkohë që armët e krimit të cilat janë hedhur në lumë nga autorët e grabitjes, ende nuk janë gjetur nga policia.
Katër të rinjtë nga Memaliaj rreth orës 01:00 të mëngjesit të së hënës i dolën përpara autobuzit të linjës Athinë-Tiranë dhe momentin që drejtuesi i mjetit vijoji rrugën me shpejtësi, autorët e pritës hapën zjarr në drejtim të autobusit.
Plumbat fillimisht shkaktuan dy të plagosur, konkretisht shetasit Laurent Tabaku, 23 vjeç nga Peqini dhe Q.Xhihani nga Fieri.
Dy të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin Fierit, ndërsa 23-vjecari nuk mundi t'i mbijetojë plagëvë të marra, duke humbur jetën në sallën e operacionit.