A1 Report - Dervishi: Atentatet jo krim rruge, por i organizuar

Report TV 2015-08-21

Views 0

VLORË- Një ditë pas arrestimit të Marion Mitros, i cili dyshohet se është porositësi i atentatit, të mbetur në tentativë ndaj tij, prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi, deklaron se ngjarjen e konsideron si krim të organizuar, jo thjeshtë rrruge.

"Do te jem pjesë e pandarë si përfaqësues i shtetit në Vlorë për të luftuar krimin e organizuar dhe informalitetin.Mua emrat e të arrestuarve deri më tani nuk më thonë asgjë. Nuk i njoh as rastësisht.Falenderoj punën e Policisë së Shtetit. Unë kam bërë vlerësimet e mia, ju kërkoj juve si media që të investigoni. Nuk konsideroj një krim rrugësh, por të organizuar. I bashkohem organeve të Policisë së Shtetit për të çuar këtë çështje deri në fund. Unë nuk kam pasur dhe nuk kam frikë" është shprehur perfekti i Vlorës, Besnik Dervishi.

Deklarata e e tij për mediat u bë pas një takimi që kishte për ngritjen e një Task-Forcë për energjinë elekrtike në Vlorë.

Share This Video


Download

  
Report form