A1 Report - Lushnje, vrasin bashkefshatarin per konflikt pronesie, 3 te ndaluar

Report TV 2015-08-21

Views 9

LUSHNJE- Konflikti për pronat shënon viktimën e radhës. Në fshatin Zham të komunës Dushk në Lushnjë mesditën e sotme është ekzekutuar 33-vjeçari Besnik Dignozi.

Mësohet se 33-vjeçari është qëlluar më arme zjarri tip çifte pas një konflikti verbal nga bashkëfshatari i tij, Xhevahir Meta.

Fillimisht Dignozi ka mbetur i plagosur, ndërsa në mungesë të një mjeti transportues atë e kanë nisur me fadromë drejt spitalit të Lushnjës, por 33-vjeçari nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

Autori i krimit është prangosur nga policia pak orë pas ngjarjes, së bashku me kushëririn e tij K.Meta, dhe shtetasin Haxhi Skënderi.

Ndërkohë më vonë në Gosë të Kavajës u kap edhe vëllai i autorit të krimit, shtetasi Caush Meta, i cili ishte prezent në momentin ngjarjes dhe akuzohet si bashkëpunëtor dhe si person që mund të ketë dijeni mbi krimin.

Mësohet se viktima dhe autori prej më shumë së një javë ishin në konflikt më njëri tjetrin.

Besnik Dignzoi kishte mbjellë disa rrënjë ulliri, ndërsa pjesëtarët e fisit Meta pretendonin së këto ullinj ishin mbjellë në tokat e tyre.

Policia e Lushnjës e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur punën për e plotë të ngjarjes.

Share This Video


Download

  
Report form