A1 Report - Abuzimet me lejet e te burgosurve Naço:Po pergatisim 11 padi penale

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Ministri i Drejtësisë Nasip Naço deklaron se po bëhen gati 11 kallëzime penale për ish-zyrtarët e burgjeve për akuzën e abuzimeve me dhënien e lejeve shpërblyese për të dënuarit.

"Për një vit, u dhanë 2500 leje plus 470 leje të veçanta. Ka pasur raste që një i burgosur ka marrë 7 leje në një vit"- informoi sot ministri Naço deputetët e Komisionit të Ligjeve ku po diskutohet projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8328, datë 16.04.1998 "Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve" të ndryshuar". Ministri Naço tha se ish-zyrtarët e burgjeve abuzuan me lejet shpërblyese. Lidhur me ndryshimet në ligj Naço tha se për amendimet është diskutuar me të gjithë grupet e interesit.

Spartak Braho, deputetui i LSI-së ngriti shqetësimin e burgjeve për problemet me regulloret e brendshme. "Regulloret e brendshme të sigurise të normohen." Ndërkohë që Piro Lutaj ngriti pyetjen nëse me këto ndryshime zgjidhen një herë e mirë problemet e burgjeve si cështja e të sëmurëve me problem mendore të cilët mbahen në qeli.

Share This Video


Download

  
Report form