A1 Report - Shpalli veten 'Admiral', ministria padi penale per Kristaq Gervenin

Report TV 2015-08-22

Views 3

TIRANE- Kallëzohet penalisht në prokurorinë e Tiranës, Kundëradmirali Kristaq Gërveni. Kallëzimi nuk bën fjalë për marrëveshjen e detit me Greqinë, ku Gërveni ka qënë mjaft aktiv, por për përdorimin e gradave ushtarake të pa merituara në takimet e larta ushtarake në NATO.

Ish-kreu i misionit ushtarak shqiptar në NATO, në një takim me drejtues të aleancës politiko-ushtarake, është paraqitur me gradën e "Admiralit", gradë të cilën Gërveni ende nuk e ka merituar me dekret presidencial. Sipas informacionit të paraqitur në prokurorinë e Tiranës nga zyra juridike e ministrisë së Mbrojtjes përdorimi i gradës "Admiral" është zbuluar në rastin e takimit të 170-të të shefave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s dhe atyre partnere të zhvilluar në selinë e Aleancës në Bruksel.

Në informacionin e ministrisë së Mbrojtjes thuhet se Kristaq Gërveni me veprimin e tij ka konsumuar nenin 72 të Kodit Penal Ushtarak, nen i cili parashikon dënimin me ulje në gradë, me gjobë, nxjerrje në lirim ose me burgim deri në dy vjet.

Kallëzimi
Mësohet se një muaj më parë zyra juridike e ministrisë së Mbrojtjes i është drejtuar me një shkresë informative zyrës së prokurorisë së Tiranës, ku kërkonte fillimin e hetimeve për rastin e keqpërdorimit të gradave ushtarake nga Kundëradmirali Kristaq Gërveni. Përtej këtij informacioni, pak ditë më parë prokuroria e kryeqytetit i është përgjigjur ministrisë së Mbrojtjes, duke i kërkuar kësaj të fundit informacion shtesë dhe formulimin e tij në një kallëzim penal.

Nga sa mësohet pranë burimeve të prokurorisë, materiali është referuar për akuzën e "Pranimit të favoreve nga ushtaraku". Pikërisht në këtë dispozitë thuhet se: "Cilido që pa autorizim pranon funksione, nderime, pensione, vlerësime të kësaj natyre nga një shtet i huaj ose që mban botërisht uniforma, shenja dalluese të gradës ushtarake ose dekorata kombëtare të vendit, apo të huaj që nuk i takojnë, kryen kundërvajtje penale dhe dënohet me ulje në gradë, me gjobë, nxjerrje në lirim ose me burgim deri në dy vjet".

Grada "Admiral"
Grada me të cilën është prezantuar në disa takime të NATO-s ushtaraku Kristaq Gërveni, i bie të jetë dhe më e larta se ajo që ka Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Jeronim Baze. Kjo metodë prej kohësh është kthyer në modë nga shumë ushtarakë, përfshirë këtu dhe ata që shërbejnë pranë Shtabit Qëndror të Ushtrisë Shqiptare. Fakt është se Gërveni është graduar Kundëradmiral me dekret të ish-kreut të shtetit, Bamir Topi në nëntor 2009, ndërkohë që nuk ka asnjë dekret nga Nishani për emërimin e tij "Admiral".

Grada që sot Gërveni ka është një shirit i verdhë me një vijë të trashë dhe një të hollë, i cili mban dhe një rreth përsipër. Ndërsa në disa takime në delegacionet e larta ai është prezantuar me kostum ku dallohej grada e pamerituar e "Admiralit", me një shirit të trashë dhe tre të hollë, përfshirë këtu dhe rrethin përsipër.

Share This Video


Download

  
Report form