TIRANE- Do të publikohet nesër në Fletoren Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila e quajti antikushtetues aktin normativ të qeverisë për ligjin e Nëpunësit Civil.
Burime nga Qendra e Botimeve Zyrtare thanë për "A1 Report" dhe "Shqiptarja.com" se vendimi do të publikohet nesër.
"Kemi bërë një punë intensive për të arritur afatin ligjor për publikimin e vendimit. Afati i fundit zyrtar për publikimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është 26 shkurti (pra nesër)."
Në disa deklarata për shtyp Partia Demokratike akuzonte qeverinë se po mbante peng vendimin e Gjykatës Kushtetuese me qëllim që të vazhdonte spastrimin e administratës.
Ndërkohë ministri i Shtetit për Marëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, deklaroi se mazhoranca vazhdon të jetë e bindur se ligji ka nevojë për amendime dhe Konferenca e Kryetarëve shtyu përfshirjen në kalendarin tre javor të parlamentit diskutimin e 16 amendamenteve të qeverisë për çështjen e nëpunësit civil, me qëllim që të arrihet konsensusi me opozitën.
"Diskutuam për ndryshimet e ligjit të Nëpunësit Civil dhe gjykuam të shtyjmë shqyrtimin e amendamenteve qoftë ne seancë ashtu edhe në komisionet përkatëse. Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për aktin normativ të qeverisë për ligjin e Nëpunësit Civil dhe jemi të detyruar të zbatojmë vendimin. Por ne vazhdojmë të konsiderojmë që ligji ka nevojë të amendohet dhe shpresojmë të gjejmë edhe konsensusin e opozitës- u shpreh Celibashi.
DISA FAKTE PËR NËPUNËSIN CIVIL
Më 30 maj të 2013 Parlamenti u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar tri draftet e kërkuara nga Brukseli, por me t'u miratuar, kabineti Berisha nuk hartoi as një akt nënligjor i cili do të mund të fuqizonte ligjin e nëpunësit civil i votuar unanimisht.
Ligji kishte një klauzolë që si datë për fuqizimin e saj të ishte 1 tetor, pra pak ditë pasi kabineti qeveritar i Edi Ramës të kishte nisur nga puna. Me aktin normativ shtyhej me 6 muaj hyrja në fuqi e ligjit për Nëpunësin Civil. Më
Më 13 dhjetor 2013 Gjykata Kushtetuese rrëzoi aktin normativ duke e quajtur antikushtetues.
Më 5 shkurt Gjykata Kushtetuese botoi të zbardhur vendimin e saj për rëzimin e Aktit Normativ të qeverisë për Nëpunësin Civil.
Më 8 shkurt 2014 ministrja Inovacionit edhe Administratës Publike deklaroi se nëpunësit e larguar nga administrata, nuk do të kthehen më në vendet ku kanë qënë pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese,
Më 13 shkurt 2014 Qeveria miratoi një projektligj i cili bën disa ndryshime në ligjin "Për Nëpunësin Civil". Projektligji përbëhet nga 16 nene që do të thotë se në draftin e miratuar në seancën e jashtëzakonshme plenare të 30 majt të vitit 2013 do të pësojë një ndyshim në 16 sektorë të ligjit.
Më 21 shkurt 2014 PD i kërkon qeverisë të tërheqë menjëherë projektligjin famëkeq që synon shkatërrimin e ligjit konsensual për Nëpunësin Civil që ka qenë dhe është një kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE; Të zbatojnë menjëherë vendimin Gjykatës Kushtetuese...