Ora News - Vettingu, nesër vendimi për gjyqtaren e Kushtetueses, Vitore Tusha

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas gjyqtarit Fatos Lulo, radhën për t'u përballur me trupën gjykuese të vetingut e kishte anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha. Ndryshe nga kolegu i saj, gjyqtarja Tusha u paraqit vetë në seancën dëgjimore përballë trupës gjykuese Alma Faska si kryetare, Valbona Sanxhaktari si relatore dhe Xhensila Pine si anëtare.

Nga raporti i lexuar nga relatorja Sanxhaktari, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha nuk kishte asnjë problem me pasurinë e saj, nuk kishte kryer deklarim të rremë dhe e kishte pasurinë e saj të justifikuar.

Nga informacionet e marra nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, gjyqtarja Tusha vlerësohej e përshtatshme për të vazhduar në sistemin e drejtësisë. Po ashtu edhe nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk kishte vërejtje për aftësinë e saj profesionale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vettingu-vitore-tusha-sot-para-komisionit-te-pavarur-te-kualifikimit

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS