VLORË- Banorët e fshtatit Mërtiraj në Vlorë kanë protestuar sot ndaj kompanisë së naftënxjërrese "Strem Oil' pasi kjo e fundit ka refuzuar kërkesën e tyre për t'u punësuar.
Banorët kanë bllokuar rrugën që të çon në zonën e puseve të naftës dhe më pas janë drejtuar drejt puseve, ku kanë stakuar energjinë elektrike duke paralizuar në këtë mënyrë punën e kësaj kompanie.
Shkaku i kësaj proteste sipas banorëve, është moszbatimi i kërkesës së tyre për t'u punësuar nga kjo kompani që që ushtron aktivitetin e saj në fshatin Gorisht të komunës Vllahinë.
Protestuesit shprehen se nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh do të përshkallëzojnë protestat.