Kur u përzgjodh për rezultatet e shkëlqyera për të nisur studimet në kolegjet e botës së bashkuar të Adriatikut në Trieste, 18-vjeçarja Xhilda Prifti, nuk e kishte menduar se një detyrë kursi, do ta sillte sërish në Shqipëri. Kësaj here me një projekt për gjakmarrjen. Me ketë nismë janë bahskuar menjëherë nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Vëllazërimi" ajo "Vaso Pasha", gjimnazi i Babrrusë si dhe disa OJF, të cilët kanë dhuruar ndihma për fëmijët e ngujuar në Shkodër.