TIRANE- Report Tv zbardh vendimin e gjykatës që pushoi çështje për dosjen e ?dosje të lobimit rus të PD? të gjyqtarit Lazër Sallaku duke rrëzuar akuzat kundër Lulzim Bashës, ish-sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani dhe financierit të partisë Ilir Dervishi. Në 41 faqe vendim të zbardhura nga gazetari Arsen Rusta thuhet se nuk ekziston fakti penal, ndërsa sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD nuk ka pasur asnjë kontratë lobimi me kompaninë Biniada Trade.
Në vendimin e gjykatës thuhet se kontrata e Muzin me Biniada Trade nuk ka lidhje me interesa të ndonjë partie politike, ndërsa deklarata e tij se ka marrë 500 mijë dollarë nga PD dhe 150 mijë dollarë nga Biniada Trade nuk është quajtur besueshme. Sipas gjyqtarit Lazër Sallaku deklarimi i tij nuk provohet me dokumente dhe për rrjedhojë nuk mund t'i nënshtrohet vlerësimit të gjykatës.