A1 Report - Vlore, taskforcë per verifikimin e subjekteve qe s'paguajne tatimet

Report TV 2015-08-22

Views 5

VLORE- Verifikimi dhe vënia para përgjegjësisë e subjekteve të cilët nuk paguajnë tatimet, është qëllimi i ngritjes së taskforcës nga ana e Drejtorisë Rajonale e Tatimeve në qytetin e Vlorës.

Drejtoresha e këtij institucioni, Pranvera Resuli, ndërsa akuzon për neglizhencë në mbledhjen e të ardhurave drejtuesit e mëparshëm bën dhe një rezyme të situatës në raport me debitë karshi këtij institucioni.

Resuli ndër të tjera sqaron se gjatë kësaj periudhë ka një rritje të numrit të bizneseve që regjistrohen pranë zyrave të tatim-taksave, teksa thekson se vetëm gjatë muajt të fundit janë regjistruar 100 subjekte biznesi.

Share This Video


Download

  
Report form