A1 Report - Akuzat e PD, reagon Kamberi: S'kam bere asnje emerim nepotik

Report TV 2015-08-22

Views 6

TIRANE- Deputeti i Gjirokastrës Dashamir Kamberi ka reaguar pas akuzave të bëra ndaj tij nga Partia Demokratike për emërime nepotike në administratë në qarkun e Gjirokastrës. Sipas tij, edhe një javë pas publikimit të një shkrimi në të përditshëm "RD" lidhur me këto akuza nuk ka pasur asnjë përgënjeshtrim. Gjatë një konference për shtyp, Kamberi i ka quajtur të pavërteta akuzat, ndërsa ka paraqitur edhe disa dokumente, për të treguar se nuk ka bërë emërime nepotike.

"Sot në të shtatat e shkrimit: "Nepotizmi, emërimet e Deputetit Kamberi", botuar dy ditë me radhë në Gazetën "RD-PD", jam këtu për ta përgënjeshtruar e denoncuar, si një shkrim fund e krye të rremë. Njëkohësisht të shpreh keqardhjen për etikën e ulët të këtij shkrimi dhe tej amatorizmin evident të të shkruarit. Nuk do t'i kisha kushtuar asgjë më shumë këtij shkrimi, veç neglizhencës absolute sikundër ditën e parë të tij. Por pas tam-tamave të zëdhënëses të Partisë Demokratike, në të gjithë median, obligohem të respektoj zgjedhësit e qarkut të Gjirokastrës dhe gjithë publikun tjetër për të ashtuquajturin nepotizëm e valë shkarkimesh në Tepelenë e në Qark.

Sipas parimit "të nxitohemi me ngadalë" nuk nxitova për të reaguar. Së pari për të qenë krejtësisht i qetë dhe pa ngarkesa emocionale. Së dyti për të sjellë fakte dhe prova reale, që e zerojnë atë por dhe që provojnë bëmat e tyre nepotike e shkarkimet masive me tërmet, alla PD, të cilat kërkojnë t'ia faturojnë e t'ia lejnë në prehër PS dhe koalicionit, si pjellën e paatësisë së tyre", tha Kamberi.

Kamberi thotë se në nuk ka qenë deputet në kohën kur akuzohet nga PD se ka kryer emërime nepotike, ndërsa shton se këto deklarata nga opozita vijnë për shkak të humbjes në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

"Mendjevarfrit, që dolën keq, "lëkurë-lëkurë", jo nga dimri, por fatkeqësisht nga vera e vitit 2013, më akuzojnë se kam bërë emërime nepotike si deputet, në Nëntor e fillim të Dhjetorit, kohë në të cilën jo vetëm që nuk kam qenë deputet por edhe as nuk kam patur ndonjë atribut apo ndikim sado të vogël për emërimet. Mandati im i Deputetit ka filluar në 28 Dhjetor 2013.

Unë jam për të dytën herë deputet në Tepelenë dhe tre mandate si kryetar i Partisë Socialiste të Rrethit ku për shkak të mbështetjes së fuqishme socialiste dhe qeverisjes të mbrapshtë të Partisë Demokratike, ka një koincidencë jo të mirë në gremisjen e saj në këto vite.

1. Në qershor 2013 PD ka marrë vetëm 18% të votave, ndërsa PS thuajse rezultatin më të thellë në të gjithë vendin, afro 53%.

2. Në zonën elektorale 102, me sistem mazhoritar, PD ka marrë vetëm 9%, ndërsa PS për të cilën unë kam kandiduar ka marrë afro 82% të votave.

3. Në zgjedhjet e pushtetit vendor, PS ka fituar 10 Njësi, PR vetëm 1 Njësi ndërsa PD asnjë Njësi.

Nga sa më sipër nuk është vështirë të shihet dhe të kuptohet qartë që në Tepelenë sikundër i thonë andej: "Partisë Demokratike dhe Saliut i është ngrënë hija dhe nuk ka duk".

Ja përse "RD-PD"-së i duhet të sulmojë dhe të akuzojë Te...

Share This Video


Download

  
Report form