TIRANE - Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar përfundim sa më të shpejtë të hetimeve mbi vdekjen e të burgosurit shqiptar, Ilia Kareli, në burgun e Nigritas në Greqi. Për herë të parë një forcë politike shqiptare ka reaguar zyrtarisht për këtë ngjarje, duke u bërë apel të dyja qeverive që të bashkëpunojnë për t'i dhënë fund epokës së persekutimit dhe keqtrajtimit të të burgosurve shqiptarë në burgjet greke.
Kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi sot se, ngjarja është drejt zbardhjes dhe për këtë ka nisur një hetim edhe nga Prokuroria shqiptare.
"Lidhur me këtë ngjarje që është nga më të rëndat e ndodhura në këtë 10-vjeçar dhe për mënyrën se si u prodhua ajo kemi konstatuar që roli i mediave greke në këtë cështje ka qënë profesional dhe objektiv duke hedhur dritë mbi çështjen e kësisoj me evidentimin e të vërtetave të saj port ë vlerësoj e dhe qëndeimin tepër i kujdesshëm por edhe i shpejtë e të dy akseve qeveritare. Sepse siç e dimë qeveria greke ka hapur një cështje dhe ka bërë ndalimet e duhura dhe po e ndjek atë me përparësi, po kështu vlerësojmë edhe qëndrimin e ambasadorit grek dhe në të njëjtën gjatësi vale ka qënë edhe reagimi i ministrit të drejtësisë Nasip Naço, ministrisë së jashtme shqiptare dhe prokurorisë shqiptare e cila ka hpaur dhe konstatohet që vëmendja, përqëndrimi dhe intesiteti i vlerësimit të çështjes ka qënë pozitiv" tha Vasili.
Vasili vlerësoi edhe qëndrimin e mbajtur nga mediat dhe autoritet greke në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, duke dekurajuar ekstremizmat që janë shfaqur.
"Ne do të nënvizonim që në etapën që ndodhet situata por edhe për sensibilitetin njerëzor që ajo shkakton nga rrethanat e rënda ku ajo ka ndodhur do të kërkonte një shpejtim dhe intensifikim të dhënies së një përgjigje përfundimtare sepse në këtë mënyrë do të kishim një qasje e cila çonte në vend të gjithë drejtësinë dhe i shërbente atij qëndrimi pozitiv të verifikuar deri më tani që ka bërë të dekurajohen të gjitha llojet e ekstremizmave kudo që ato shfaqen, shpeshherë fiktive dhe të pavend. Ndaj duke qënë që dy prokuroritë e dy shteteve kanë hedhur mjaft dritë mbi ngjarjen do të inkurajonun për një përfundim sa më të shpejtë të hetimeve në mënyrë që fajtorët të dilnin para drejtësisë dhe të merrnin dënimin e merituar" tha Vasili.
Mediat greke publikuan foto dhe video të realizuara nga kamerat e korridorit të burgut të Nigritas. Regjistrimet u përdorën nga prokuroria, si provë e fortë për fajësimin e 15 gardianëve të burgut, të cilët akuzohen për torturimin me pasojë vdekjen e 42-vjeçarit shqiptar, Ilia Kareli.