A1 Report - Tirane, qellohet makina luksoze e djemve te Fatbardh Plakut

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANË - A1 Report ka siguruar foto dhe pamje të makinës luksoze "Mercedes-Benz" të djemve të kryetarit të komunës së Farkës, Fatbadh Plaku.

Edhe pse fillimisht familja Plaku nuk i bëri publike pamjet e makinës, pas instistimit disa orësh, A1 Report ka mundur të filmojë makinën mbi të cilën pretendohet se është qëlluar me armë.

Makina luksoze që shikohet në foto është në pronësi të djalit 19-vjeçar të kreut të komunës së Farkës, me të cilën po udhëtonte mesditën e sotme kur është qëlluar me armë. Pamjet janë marrë nga oborri i banesës së kreut të Komunës së Farkës.

Ndërkaq burime zyrtare nga Policia e Tiranës e kanë konfirmuar ngjarjen e e tentativës së vrasjes ndaj djemve të Fatbardh Plakut, por nuk ka konfirmuar faktin se, mjeti i tyre është qëlluar me armë.

Dy persona me motorr dhe me skafandra në kokë mësohet se kanë qëlluar makinën në ecje të djemve kryekomunarit të Farkës përballë derës së fshatit SOS. Dy djemtë e kryetarit të Fatbardh Plakut janë F. Plaku dhe K. Plaku, 19 dhe 11 vjeç.

Mësohet se nga ngjarja nuk ka të lënduar. Makina që drejtohej nga djali 19-vjeçar i kryetarit të komunës, mësohet se është qëlluar me një armë të llojit shotgun.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme kur dy djemtë e Plakut ishin duke u kthyer nga shkolla për të shkuar në banesën e tyre.

F. Plaku, djali 19-vjeçar kishte përfunduar mësimin dhe me automjetin e tij kishte marrë në një shkollë private vëllanë 11-vjeçar K. Plaku dhe ishte drejtuar për në banesë.

Pas marrjes së informacionit, uniformat blu kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

Ndërkaq, në datën 25 mars 2014 persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar me një armë kundratank banesën e kryetarit të Komunës Farkë, Fatbardh Plaku.

Share This Video


Download

  
Report form