A1 Report - Katastrofe ekologjike ne liqenin e Fierzes, mbulohet nga mbetjet

Report TV 2015-08-22

Views 2

FIERZE- Përveç asaj që mund t'ju kapë syri çdokujt që ndodhet apo kalon pranë liqenit të Fierzës, si mbetje plastike e inerte, specialistët rrëfejnë se në ujërat e këtij liqeni gjenden edhe mbetje spitalore e vajore, që ndikojnë drejtpërdrejt në florën dhe faunën e këtyre ujërave.

Arben Palushi, specialist peshkimi rrëfen për "A1 Report" se çfarë dëmesh i sjell ekosistemit kjo ndotje që kalon parashikimet. Ai tregon se kjo problematikë shfaqet çdo vit në stinën e pranverës ku rritja e nivelit të ujit merr me vete gjithë mbeturinat që vijnë nga Kosova.

Për këtë problem, pushteti vendor në Kukës fajtor bën Ministrinë e Mjedisit dhe njësitë vendore të qarkut të Kukësit, duke treguar se është një problem shumëvjeçar.

Zgjidhja, sipas tij, ka një kosto prej 1 milion eurosh, dhe është ndoshta kjo arsyeja, pse projekti i propozuar nga Këshilli i Qarkut nuk është miratuar.

Në këtë liqen rriten 15 lloje peshqish, ndër të cilët më i preferuari është peshku luçiperkë, i cili rritet vetëm në këtë liqen.

Share This Video


Download

  
Report form