Tirane- "Ta dija që kishte shkollë nate dhe kishte familjarë në burg për falsifikim patentash nuk do i thoja kinge".
Kjo ishte përgjigjja që dha sot Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj, deputetes së PD-së Majlinda Bregu, e cila me ironi në komisionin e Integrimit deklaroi se janë shkarkuar 7 mijë persona, mes tyre dhe gra që nuk ishin kinge, apo nuk shkojnë në panaire.
Bregu përdori etiketimin që Veliaj përdori për Zyra Kolën, një prej grave të cilat më 1 maj protestuan para Pallatit të Kongreseve duke i kërkuar arsyet pse ishte shkarkuar nga puna.
Në një intervistë për Ora News dhënë gazetarit Edvin Peçi Veliaj tha se protesta para Panairit të Punës ishte organizuar nga opozita për të shkatërruar aktivitetin e organizuar nga qeveria.
""Së pari sigurisht që kryetarja e komisionit të Integrimit nuk beson te panairi se una ka nisur me të njoftin. Puna gjendet me garë me intervista dhe jo me parti. Version i Europës së zonjës Bregu me Europën origjinale janë dy koncepte të ndryshme.
Ka një diferencë. Kur ishte opozita në qeveri gjenin një derë tjetër për të ikur, shpenzonin 500 mijë euro. Për 1 majin. Ne nuk harxhuam asnjë qindarkë. Seicila kompani shpenzoi për tendën e vet. Ministria e qeverisë së kaluar ka 4 vetë në burg për abuzimet me 1 majin.
Unë besoj që për një njeri që e ka mendjen në vend është larg të qenit perfekt dhe shumë më mirë se abuzimet. Nëse alternative është shko e prish aktivitetin tjetër nuk është normale. Ajo protestë ishte organizuar nga PD. Unë nuk mendoj por e di. Të katër 4 gratë ishin drejtuese në PD. Nuk do ta thoja kinge po ta dije që ishte me shkollë nate dhe kishte njerëz në burg për falsifikim patentat" tha Veliaj.