TIRANE- Piloti italian Giorgio Riformato i cili pilotonte avionin që u bllokua në Divjakë i është nënshtruar kontrollit të personelit në aeroportin e Rinasit. Këtë e tregojnë pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, ditën e shtunë më 10 maj. "A1 Report" ka siguruar këto pamje, të cilat tregojnë se Riformato i është nënshtruar kontrollit fizik nga personeli i sigurisë së aeroportit.
Këto pamje hedhin poshtë deklaratat e përsëritura të ish-kryeministrit Berisha, se piloti italian nuk i ishte nënshtruar kontrollit në aeroport, por kishte kaluar nga dera e personelit.
Nga pamjet duhet se në skaner kalojnë edhe dy çantat e Giorgio Rifromatos. Këto pamje të filmuara nga kamerat e sigurisë së aeroportit janë sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Po kështu edhe oficerët e policisë po kryejnë verifikime të tjera, ndërsa po hetohet dhe komunikimi mes pilotit italian Giorgio Riformato dhe kullës.