A1 Report - ILDKP: Gjyqtari Gjoni falsifikoi pasurine, nis kallezimi penal

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANË -- ILKDPKI-ja ka konfirmuar sot se gjyqtari i Apelit Gjin Gjoni, njëherësh anëtar i KLD-së ka falsifikuar dokumentat e pasurisë së tij, "për t'u shmangur nga përgjegjësia e rëndë ligjore që ka në ushtrimin e detyrave të tij."

Në konflikt të pastër interesi, Gjoni ka vazhduar ushtrimin e detyrave të tij duke zotëruar aksione në mënyrë aktive që prej viti 2010 në disa kompani.

Nga ana tjetër, burimet për "A1Report!" pohuan sot se QKR-ja ka depozituar dje, kallëzimin penal ndaj tij për falsifikimin e dokumentave të pronësisë.

Në njoftimin e Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit të Pasurive thuhet se në datën 25 prill 2014 "ka filluar procesi i hetimit administrativ të konfliktit të interesit, për subjektin Gjin Gjoni, me funksion Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë me Nr. indeksi 1419.

ILDKPKI, pas verifikimeve të kryera konstatoi mospërputhje midis dokumentacionit të paraqitur nga subjekti Gjin Gjoni në datë 12.05.2014 dhe përgjigjeve të ardhura nga QKR në datë 02.05.2014, të administruara në dosje.

Po kështu nga kqyrja e dokumentacionit të paraqitur nga subjekti u konstatuan shkelje ligjore. Këto mospërputhje dhe shkelje ligjore të konstatuara krijuan dyshimin e arsyeshëm se kemi të bëjmë me dokumenta të falsifikuara të paraqituara nga subjekti Gjin Gjoni, me qëllimin e vetëm shmangien nga përgjegjësia e rëndë ligjore që ka në ushtrimin e funksionit të Gjyqtarit të Apelit dhe Anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në papajtueshmëri të plotë me Kushtetutën dhe ligjet organike si dhe duke vazhduar ushtrimin e këtyre funksioneve në konflikt interesi, duke zotëruar aksione në mënyre aktive prej vitit 2010."

Prandaj, " ILDKPKI bashkë me kallëzimin penal ndaj subjektit Gjin Gjoni, bashkëshortes së tij Elona Caushi, shtetasit Adrian Kondi, noteres Xhevahire Brahaj, noteres Majlinda Demollari, ka kërkuar nga organi i akuzes vlerësimin maksimal të kësaj çështje, bashkimin e saj dhe kallëzimit të bërë nga QKR sot në Prokurorinë e Tiranës për dokumentat e mësipërme, në një çështje të vetme me kallëzimin e bërë nga ILDKPKI më datë 23.04.2014.
Gjithashtu në vlerësim të kësaj situate ILDKPKI i kërkon të gjithë institucioneve të zbatimit të ligjit, që në mënyrë të menjëhershme, të marrin masat parandaluese për t'ju hequr mundësinë personave të kallëzuar penalisht të zhdukin apo fshehin prova, siç kanë tentuar të bëjnë deri më sot,"- përfundon njoftimi.

PAS HETIMIT, ILDKPKI DEL NE KONKLUZIONET:

Pasi ILDKPKI ka hetuar hyrjen e dokumentave të pasurisë së gjyqtarit dhe gruas së tij në institucion, ka verifikuar që vulat e vendosura mbi to nuk ishin të rregullta; që dokumentat nuk ishin regjistruar në mënyrë elektronike, por futur fizikisht nëpër dosje; nuk kishin çertifikatë regjistrimi dhe në vendimet e marra nga bashkëshortët, i ashtuquajturi person i besuar nuk përmendej në asnjë moment. Si rezultat:

Konstatohet se Vendimi i datës 14.10.2010 dhe Akt--Marrëveshja e dt.14.10.2010 e shoqëri...

Share This Video


Download

  
Report form