Report Tv - KPK fshehe pasurinë, gjyqtari Lazaj: Mos më ndërprisni ëndrën

Report TV 2018-07-02

Views 0

Pas më shumë se dy seancash me tension e debat ka përfunduar përballja e gjyqtarit të Tiranës Artan Lazaj me komisionin e vettingut. Fillimisht Lazaj kërkoi përjashtimin e trupit gjykues për anshmëri në gjykim, por pas rrëzimit të kërkesave të tij dy herë rresht seanca u hap për të zgjatur plot 3 orë e 30 minuta.

Rrëzimi i kërkesës për përjashtimin e trupit gjykues
Gjyqtari Artan Lazaj kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese me pretendimin se ishin treguar të njëanshëm. Sipas tij, trupa e KPK e ka hetuar atë vetëm për pasurinë dhe jo për aftësitë profesionale dhe morale. Artan Lazaj është gjyqtar i Gjykatës së shkallës së parë të Tiranës. Përpara trupës së KPK, Lazaj mbrohej nga avokati Sokol Hazizaj.

Lazaj kërkoi edhe përjashtimin e gjyqtares Brunilda Bekteshi për konflikt interesi. Bekteshi në 2016 ka qenë juriste e OSHEE dhe ka bërë kërkesë në një proces gjyqësor për përjashtimin e gjyqtarit Artan Laze, në një proces gjyqësor. Kërkesa e Lazajt për Bekteshin erdhi pas rrëzimit të kërkesës për përjashtimin e të gjithë trupit gjykues. ?Kjo është tentativë për zvarritjen e procesit. Nëse përsëritet kjo tentativë rrezikoni të gjobiteni?, tha trupa e KPK.

Gjyqtari Artan Lazaj ka tentuar të marrë fjalën, por nuk është lejuar nga KPK. ?Me ndërpretë fjalën. Do sqaroja përse kërkoja dorëheqjen tuaj. Nuk kisha dijeni nëse ju keni qenë apo jo juriste e një institucioni. Nuk ju njoh nuk ju mbaj mend. Ju keni bërë kërkesë për përjashtimin tim asokohe?, ka thënë Lazaj duke iu drejtuar anëtares së KPK, Brunilda Bekteshi.

Share This Video


Download

  
Report form