A1 Report - Vlore, festa e Republikees italiane Bergezio:Ndihme Shqiperise per BE

Report TV 2015-08-22

Views 0

VLORE - Aktivitetet në ditën e dytë të festës së Republikës Italiane këtë herë u përqëndruan në qytetin Vlorës, teksa në teatrin e këtij qyteti u mbajt një koncert i hapur që kishte si protagonist grupin "Corde Oblique" një ndër grupet e rrymës "progressive ethereal" më të vlerësuar në skenën ndërkombëtare.

Muzika e tyre me theks të fortë romantik e plot atmosferë bart në vetvete shenja të qarta të muzikës tradicionale mesdhetare dhe të muzikës italiane në veçanti, ndërsa performanca e tyre u ndoq kryesisht nga të rinjtë.

Konsulli i Italisë në vendin tonë, Stefano Bergezio, gjatë fjalës tij në kuadër të këtij aktiviteti, u shpreh se pas marrjes së Italisë pas një muaji të presidencës së BE, do të ndihmojë siç theksoi ai Shqipërinë në procesin e integrimit europian.

"Jam i nderuar që kremtoj për të dytën herë festën e Republikës së Italisë në këtë qytet. Jemi në prag të një ngjarjeje të madhe, pas një muaj Italia merr kryesimin e presidencës së Bashkimit Europian në një moment historik dhe poltik me shumë rëndësi për vendin tuaj. Presidenca Italiane do t'i kushtojë vëmendje të veçantë kërkesës së Shqipërisë për statusin Presidenti Napoletano gjatë vizitës tij të fundit inkurajoi Shqiërinë të vazhdojë rrugën e saj drejt Europës" tha Stefano Bergezio.

Aktivitetet në kuadër të festës së republikës Italinë kanë nisur mbrëmjen e 31 majit, teksa në bregdetin e Orikumit u organizua një koktej ku të pranishëm personalitete të politikës artit dhe kulturës. Ditën e djeshme festa e Republikës Italiane u festua në qytetin e Fierit ku ambasadori i Italisë në vendin tonë, Massimo Gaiani u shpreh se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat dhe se ishte mjaft optimist për këtë.

Share This Video


Download

  
Report form