A1 Report - Nderpritet greva e te larguarve nga administrata, ne diten e 15-te

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Grevistët e shkarkuar nga administrata ndërpresin grevën e urisë në ditën e 15-të të saj. Kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Puna, Nertila Qafzezi në një deklaratë për media tha se "arritëm të sensibilizojmë opinionin publik dhe institucionet ndërkombëtare për çështjen tonë".

Qafzezi ka ripërmendur 5 kërkesat e grevistëve drejtuar qeverisë, ndërsa ka theksuar se kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar ndaj tyre.

Sipas kryetares së Shoqatës së të Larguarve nga Administrata ndërprerja e grevës ka ardhur për arsye të gjendjes shëndetësore të grevistëve të cilët u përballen me probleme shëndetësore përgjatë 5 ditëve të grevës së urisë. Ndërsa Qafzezi tha se një tjetër arsye që solli në ndërprerjen e grevës së të larguarve nga administrata ka qenë mbështetja e marrë nga komisionieri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle.

"I paraqitëm qeverisë 5 kërkesat tona, ndër to kemi kërkuar rikthimin në punë të të larguarve pa të drejtë. Por nuk pari asnjë reagim nga Rama dhe qeveria e tij për grevën tonë. Morën mbështetjen e komisionarit Fyle, i cili na tha se kjo çështje jonë do të ndiqet nga BE. Do të kërkojmë azil nëse nuk përmbushen kërkesat tona. Greva jonë do të ndërpritet nisur nga gjendja grevistëve. Falënderojmë opozitën si avokate të çështjes sonë, institucionet ndërkombëtare dhe opinionin publik", tha Qafzezi.

Share This Video


Download

  
Report form