A1 Report - Shpërthimet e Bankers, ndërpritet greva, pas takimit me Gjiknurin

Report TV 2015-08-21

Views 0

FIER- Banorët e komunës Zharrëz të Fierit kanë ndërprerë grevën e urisë të nisur dje si presion për zgjidhjen e problemeve të tyre me kompaninë Bankes Petroleum.

Greva u ndërpre pas negociatave me ministrin e Energjetikës Damian Gjiknuri.

Korrespondenti ynë në Fier, Kristaq Thano informon se një përfaqësi e grevistëve zhvilloi dje në mbrëmje një takim në Tiranë me ministrin i cili ndër të tjera ka premtuar ndalimin e shpërthimeve në puset e naftës.

Përfaqësuesit e grevës së urisë i kanë thënë korrespondentit tonë në Fier se "ministri pranoi kërkesat tona"

Prefekti i Fierit Xhevit Bush i cili ka marrë pjesë në takim u ka komunikuar banorëve të fshatit Zharrëz kërkesat për të cilat është rënë dakord mes përfaqësisë së grevistëve dhe vetë ministrit.

1- Largimi i firmës italiane nënkontraktore që krijonte shpërthimin e puseve të naftës për llogari të Bankers Petroleum

2- Dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i evidentuar. Janë reth 67 shtëpi të dëmtuara dhe dëmet duhet të paguhen nga qeveria shqiptare

3- Të hënën të vendosen 5 stacioneve sizmike të cilat do të shërbejnë për monitorimin sizmologjik të aktivitetit në vendburimin e naftës në zonën e Patos Marinzës

4-Rehabilitimi i ambientet të shkaktuara nga ndotja e shpëthimeve

Kryetari i grevës Kastriot Lici mësohet të ketë thënë se nëse këto pika nuk realizohen atëherë zyrtarët e qeverisë nuk do të shkelin më në këtë zonë.

Share This Video


Download

  
Report form