I vetë quajturi "Magjistari i Madh" i Meksikës, Antoni Vazquez, bashkë me disa ndihmëse të tij ka kryer një ritual magjik për të ndihmuar skuadrën e tyre kombëtare të futbollit. Pak pas ritualit ai shpjegon sesi ka arritur të zgjidhë shumë probleme bashkë me ndihmën e "shtriganëve" të tij, duke treguar më në detaje sesi ka bllokuar skuadrën e Kamerunit për të shënuar gola apo për të qenë një lojtare e fortë. Vazquez gjithashtu tha se ka ndaluar çdo magji që mund t'i bëhet skuadrës së tyre, ndaj të gjithë mund të rrinë të qetë.
Ai tregon se në botërorët e mëparshme i është bërë magji Argjentinës, ndaj dhe ajo nuk ka mundur kurrë të fitojë një botëror, por këtë vit me ndihmën e tij ata do të mund të arrijnë deri në katërshen e finalistëve të Kupës së Botës.
"Magjistari i Madh" shpjegoi dhe se disa situata që po ndodhin me futbollistë të rëndësishëm si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë ndodhur për shkak të magjisë së bërë nga magjistarë të tjerë, çka i ka bërë ata të kenë dëmtime dhe të mos munden të marrin pjesë në Kupën e Botës.
Meksika ka dështuar me të gjitha tentativat që ka bërë për të që qënë finaliste e kupës së botës që nga viti 1990.
Magjistari ka paralajmëruar njerëzit se parashikimet e tij nuk janë përfundimtare duke shpjeguar se shumë magjistarë të tjerë si ai mund të ndërhyjnë për të ndryshuar gjërat.
Vazquez ka një histori të gjatë në parashikimet dhe diskutimet rreth ezoterizmit, që prej transmetimit të tij të parë në televizion në vitit 1960.