A1 Report - Panairi i makinerive bujqësore Rrapaj: Reduktim 50% të kostove

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE - Enti Kombëtar Rural në Shqipëri në bashkëpunim me Feder Unakoma në Itali nisi sot Kuvendin e parë të tij në Tiranë, në "Pallatin e Kongreseve". Në fokus të tij do të jetë përcaktimi dhe miratimin e objektivave që do të ndiqen nga sektori privat në partneritet me atë publik, për të nxjerrë sa më parë nga kriza të gjitha veprimtaritë në zonat rurale.

Kryetari i këtij Enti, Agim Rrapaj prezantoi draft-rezolutën sesi do procedohet për të rimëkëmbur bujqësinë shqiptare dhe për të mbështetur me çdo mënyrë fermerët dhe individët që marrin nisma në fushën e bujqësisë.

"Dua të përshëndes pikërisht këta që kanë krijuar këto fidanishte të reja që po krijojnë dhe po realizojnë kooperimin. Patjetër që në të vazhdojmë edhe me mekanizimin dhe inovacionin, nuk mund të kooperohemi kur ne nuk kemi mjetet, se s'kemi pse kooperohemi kur ne nuk kemi teknologjinë moderne, sjellim program për uljen në minimum të kostove të punimeve bujqësore, por edhe të mekanikës në tërësi, më shumë se 50% reduktim të kostove të realizuara deri tani", tha Rrapaj.

Gjatë punimeve të ditës së parë të këtij takimi, u hap edhe "Panairi i Parë i Makinerive Bujqësore për Europën Juglindore", nën kujdesin e Ministrisë së Bujqësisë. Në panair marrin pjesë 42 kompani italiane dhe institucione financiare që marrin pjese në këtë panair, ndërsa ekspozimi i produkteve bujqësore arrin numrin 90. Ministri Panariti e vizitoi panairin i shoqëruar nga ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani.
Ambasadori Gaiani tha se ky panair është një mundësi e artë për të gjithë shqiptarët që merren me bujqësi, duke u bërë thirrje që të mos lënë tokat djerrë, por të vijnë në panair e të shikojnë një mundësi më shumë.

"Është hera e parë që në Shqipëri vjen një ofertë kaq integrale e makinerive bujqësore që mbulojnë të gjithë ciklin e prodhimit duke filluar që nga mbjellja, punimi i tokës, spërkatjet, ambalazhimi dhe deri tregtimi, jemi te predispozuar për të stimuluar formimin e shoqatave të fermerëve, të kooperativave pasi kjo e bën dhe më efiçente financimin e blerjes së këtyre pajisjeve. Është shumë më me leverdi kur një pajisje, një traktor, një makinë mbjellëse ja shpërndan një shoqate, pasi dhe kostot e mbjelljes janë me të ulëta"- shprehet Panariti.

Në ditën e parë të punimeve, u shënua një pjesëmarrje mjaft e madhe me të pranishëm nga i gjithë rajoni, ndërsa edhe në dy ditët në vijim, pritshmëritë për pjesëmarrje mbeten të larta.

Share This Video


Download

  
Report form