A1 Report - Fier, bizneset private ndotesit e lumit Gjanice

Report TV 2015-08-21

Views 3

FIER- Pavarësisht aksioneve të herëpashershme për pastrimin e lumit Gjanicë në rrethin e Fierit, sërish në segmente të caktuara të tij të zë syri grumbuj me mbetje urbane.

Kreu i ndërmarrjes së pastrimit pranë Bashkisë Fier ka deklaruar se shkak për këtë situatë bëhen bizneset private, të cilët pavarësisht thirrjeve për mbajtjen pastër të lumit vijojnë të hedhin mbeturina pranë lumit. Kreu i këtij institucioni ka paralajmëruar masa administrative për të gjithë ato biznese që hedhin mbetjet e tyre pranë lumit Gjanicë.

"Ka ndotje nga subjektet private të cilat operojnë përgjatë këtij lumi. Ne me ndërmarrjen e pastrimit të këtij lumi, kemi arritur që pjesët e nxehta , të cilat janë pjesë të urave t'i pastrojmë dhe t'i mbajmë nën kontroll. Por gjithsesi vëmë re që biznese që nuk na kanë kuptuar dhe nuk duan të na kuptojnë, vazhdojnë të hedhin mbetje në pjesë të caktuara të lumit Gjanicë", thotë Ramadan Kanani, kreu i Ndërmarrjes së Pastrimit.

Ndërmarrja e pastrimit në Fier ka gjobitur 12 subjekte deri tani me një vlerë prej 20 mijë lekësh të reja për ndotjen e lumit.

Share This Video


Download

  
Report form