Një lidhje dashurie më një grua të martuar nga Korça dyshohet se fshihet pas vrasjes makabre të 21-vjeçarit fierak Daniel Xhafa, trupi i pjatë iu të cilit u gjet i djegur në pyjet e një fshati pranë Larisës në Greqi.
I riu është përcjellë ditën e djeshme në banesën e fundit në fshatin e tij të lindjes Kuman të Fierit, ndërsa familja e tij që jeton në qytetit vijon të presë vizita për ngushëllime.
Një i afërm i viktimës i tronditur nga kjo ngjarje jashtë kamerës tregon për A1 Report atë çka di për ekzekutimin barbar të 21-vjeçarit dhe motivet duke akuzuar si autor të këtij krimit, bashkëshortin e gruas korçare, i cili kishte zbuluar lidhjen mes tyre.