23 - vjeçari, Jurgen Hoxha, i cili së bashku me babain e tij Adriatik Hoxha, dhunuan kirurgun e spitalit të Durrësit, Anton Ndoj, ende nuk është ndaluar nga policia.
Ndërkohë është bërë publike edhe kamera e sigurisë së spitalit ku ku pasqyrohet dhuna e pjestarëve të familjes Hoxha karshi kirurgut Ndoj.
Ky i fundit ka qenë me kolegë të tij që ecnin në koridor kur i është afruar Jurgen Hoxha.
23 - vjeçari ka kërkuar të bisedojë me të vecmas por refuzimi i mjekut ka agravuar situatën dhe i riu ka filluar të përdorë force karshi doktorit
Pamjet e fokusuara nga kamera e sigurisë tregojnë momentin e incidentit mes palëve.
Në ndihmë të Jurgen Hoxhës ka shkuar edhe babai i tij, Adriatik Hoxha, i cili është punonjës sigurie në burgun e Fushë-Krujës.
E gjith skena ka zgjatur rreth 17 sekonda më pas të pranishmit në spital kanë hyrë për të shuar konfliktin.
Mësohet se Adriatik Hoxha kishte operuar babain e tij dhe mjeku kirurg Ndoj i kishte kërkuar të blinte një aparaturë në farmacitë jashtë spitalit.
Këtu ka nisur edhe konflikti mes policit të burgut dhe kirurgut të spitalit të Durrësit.
Konflikti ka agravuar deri në përdorimin e dhunës fizike karshi efektivit të burgut.