A1 Report - Momentet e dhunimit të mjekut kirurg në spitalin e Durrësit

Report TV 2015-08-31

Views 13

Publikohen online pamjet e filmuara nga një kamer sigurie brenda spitalit, se si u dhunua mjekut kirurg Anton Ndoj në spitalin e Durrësit në 22 gusht. Dhuna ndaj mjekut kirurg nisi pas kërkesës së tij, drejtuar djalit të një pacienti për të blerë një paisje (katater) në farmaci.

Adriatik Hoxha, me detyrë oficer në burgun e Fushe-Krujës pas bisedës me mjekun 43-vjeçar u konfliktua verbalist. Hoxha kishte të shtruar në spital babain e tij.

Sipas Policisë, pak minuta pas konfliktit verbal midis mjekut dhe 49-vjeçarit, në konflikt është përfshirë dhe djali 23-vjeçar Jurgen Hoxha. 23-vjeçari ka goditur kirurgun e Spitalit të Durrësit duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Në pamjet e publikuara duken qartë momentet e dhunimit të mjekut dhe 49-vjeçari Hoxha teksa e përplas mjekun pas murit në korridoret e spitalit. Më pas shihet ndërhyrja e një polici për të qetësuar situatën.
- See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/video-momentet-e-dhunimit-te-mjekut-kirug-ne-spitalin-e-durresit-312021.html#sthash.rJnG2kUp.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form