Pas skandalit të fshehjes së 300 dosjeve në Gjykatën e Tiranës të cilat nuk u dërguan për rekurs nga kryesekrarja, ka reaguar Ministria e Drejtësisë.
Zv. Ministrja Etlina Gjonaj, ka urdhëruar Inspektoriatin e Ministrisë së Drejtësisë të kryejë verifikime në Gjykatën e Tiranës ku u zbulua skandali.
Ndërkohë, po sipas kërkesës së Gjonajt, në listën e verifikimeve janë vënë edhe disa gjykata kryesore në vend për të cilën nuk jepen të dhëna për shakë të procesit që është në vijim.
Për këtë rast pritet të ketë dhe një reagim nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili ka tagrin të kryej verifikime dhe hetime administrative në rast se në këtë skandal do rezultojnë të përfshirë edhe gjyqtar.
Deri në këto momente është Gjykata e Tiranës ajo e cila ka përfunduar verifikimin e dosjeve të fshehura nga rekursi ku rezulton se janë 300 të tilla, 299 civile dhe 1 penale.
Burime për ReportTv bënë me dije se procedurën e transferimit të dosjeve nga arkiva e gjykatës drejt asaj të shteti në Lundër, e kanë kompletuar dhe
Gjykata e Lezhës dhe Korçës, por deri më tani nuk janë verifikuar problematika si në tiranë.
Për dosjet e fshehura në Gjykatën e Tiranës, kreu i kësaj gjykate, ka nisur procedurën e depozitimit penal për ish kryesekretaren Mimoza Cenaj (Lulaj) pasi, sipas urdhër shkarkimit, ajo s?ka vënë në dijeni me shkrim apo dokument zyrtar eprorët për këtë rast të paprecedent.