Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri tip pistoletë paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Në afërsi të vendit të quajtur ?Dollari? në Shkodër Lulzim Leckaj, është qëlluar dy herë me pistoletë nga një person ende i paidentifikuar.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha.
Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të saj.
Blutë e Shkodrës kanë sekuestruar disa gëzhoja në vendngjarje dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë të subjekteve aty pranë.