DURRES - 18 vjecarja, Orialda Kajtazi, ka lënë qelinë e burgut të grave në Tirane dhe është kthyer në gjirin e familjes së saj në Durrës. Gjykata e Apelit në qytetin bregdetar ka caktuar ndaj të resë masën e sigurisë ?Detyrim Paraqitje? duke rrëzuar vendimin e ?Arrestit më Burg? të dhënë një muaj me parë nga gjykata e Shkallës së Parë.
Kjo seancë ishte kërkuar nga prindërëtit e e Oriada Kajtazit, të cilët ishin gjithashtu të pranishëm në gjykatë. Oriada Kajtazi e cila se bashku me motrën e saj 14 vjecaren Klevisa më 14 korrik të këtij viti u larguan nga shtëpia, duke helmuar prindërit, duke I vendosur zjarrin shtëpisë dhe në fund morën një shumë të konsiderueshme parash me vete, ketë herë ka shpehur pendesë përballe trupit gjykues.
Ajo ka pohuar se nuk e kishte menduar asnjëhere se veprimet e saj do shkaktonin kaq shume telashe për familjen e saj. Un i dua prinderit e mi dhe motrën e madhe dhe kurrë skam dashur tju bëj keq mësohet të ketë thënë 18 vjecarja përpara togave të zeza.
Ndërkohe problemi i vetëm I familjes Kajtazi aktualisht mbetet motra e vogël, e cila refuzon të bashkohet me familjen. Ajo momentalisht ndodhet në një qëndër për trajtimin e të rijnve me probleme sociale në kryeqytet.