Ora News – Vrau prindërit, gjykata liron nga burgu të riun për ta shtruar në spital

Ora News Lajme 2017-07-26

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 1 muaj nga krimi në familje që tronditi fshatin Xhafzotaj të Durrësit, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lirojë nga qelitë e burgut Leo Nikaj, autorin e vrasjes së dy prindërve të tij.
Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë duke kërkuar shtrimin e tij në spital psikiatrik pasi ka probleme psiqike.
Sipas Gjykatës, pas ekspertizës ka rezultuar se Nikaj vuante nga problemet mendore dhe në momentin që ka kryer krimin, ai ishte i papërgjegjshëm.
?Pas ekzaminimeve të bëra nga ana e Insitutit të mjeksisë ligjore, me shkresën nr.275 datë 20.07.2017, është dërguar akti i ekspertimit psikiatriko ligjo nr.275 datë 19.07.2017, për shtetasin Leonsjo Nika.Sipas këtij akti, ka rezultuar se shtetasi Leonsjo Nika vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.Vuan nga diagnoza Crregullim Psikotik, i paspecifikuar, sëmundje e cila ka dëmtuar gjykimin dhe ka prishur tërësisht ekuilibrin e tij mendor, pa qenë në gjendje të kuptojë dhe kontrollojë veprimet e tij. Aktualisht prezantohet me crregullime të rënda të mendimit (deluzione paranoide dhe bizarre), crregullime të percepsionit si dhe element disociativ.Shtetasi Leonsjo Nika nuk është i përgjegjshëm para ligjit, pasi sjellja dhe gjykimi i tij kanë qenë plotësisht nën ndikimin e crregullimit të mendimit dhe të percepsionit. Shtetasi Leonsjo Nika ka qenë i papërgjegjshëm përpara ligjit, pasi vepra ka qenë nën ndikimin e sëmundjes. Simtomatika psikotike me crregullime të mendimit dhe percepsionit, ka qenë active dhe ka drejtuar gjykimin dhe sjelljen e tij, duke mos qenë në gjendje të kuptojë drejt veprimet e tij, apo të kuptojë se po kryen vepër penale. Për shtetasin Leonsjo Nika rekomandohet masa mjeksore e ?Mjekimit të detyruar spitalor? thuhet në arsyetimin e gjykatës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vrau-prinderit-gjykata-liron-nga-burgu-te-riun-per-ta-shtruar-ne-spital/

Share This Video


Download

  
Report form