Kuper kundër Tahirit - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Ndryshe nga deklaratat e zv/kryeministres se Kosovës Edita Tahiri, ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian ne bisedimet Prishtine-Beograd, Robert Kuper, ka deklaruar se vendosja ose jo e termit "Republike" për Kosovën, është ende ne tryezën e negociatave mes palëve. Këto komente zoti Kuper i ka bere gjate një interviste për një te përditshme kosovare, ku ka deklaruar se nuk ka hequr dore nga përpjekjet për t'i bindur palët qe te arrijnë marrëveshje rreth çështjeve qe aktualisht janë ne tryezën e bisedimeve. Lidhur me këtë çështje, ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, i cili ka deklaruar se duhet te kërkohet llogari ndaj delegacionit te Kosovës, nëse ndodh te hiqet termi "Republike" ne përfaqësimin e Kosovës ne nismat rajonale. Me herët, bisedimet Prishtinë-Beograd janë përshëndetur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Andera Fogh Rasmusen. Komentet e tij ai i beri ne fillim te takimit te ministrave te mbrojtjes ne Bruksel, ne fokus te se cilit është situata ne Afganistan.

Unlike the statements of Deputy / Prime Minister of Kosovo Edita Tahiri, the European Union mediator in negotiations between Pristina and Belgrade, Robert Cooper, has stated that the establishment or not the term "Republic" for Kosovo, is still at the table of negotiations between the parties. These comments Mr. Cooper has made ??during an interview for the daily Kosovo, which declared that no abandoned efforts to persuade the parties to reach agreement on issues that are currently on the negotiating table. On this issue, reacted Assembly Speaker Krasniqi, who stated that account should be required to Kosovo delegation, if it happens to remove the term "Republic" in representing Kosovo in regional initiatives. Earlier, talks between Pristina and Belgrade have been welcomed by the Secretary General of NATO Ander Fogh Rasmussen. His remarks he made ??at the beginning of the meeting of defense ministers in Brussels, we focus on what the situation in Afghanistan.

Share This Video


Download

  
Report form