Serish tensione ne veri te Kosovës. Sipas mediave vendase, një turme ekstremistesh serbe kane plagosur 24 police kosovare ne piken kufitare te Merdares, teksa tentonin te hynin ne mënyrë te dhunshme ne territorin e Republikës se Kosovës. Sipas njoftimeve, policet janë plagosur me arme zjarri dhe sende te forta, por janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e duhur mjekësor. Ndërkohë qe sipas mediave serbe, nga konfrontimi janë plagosur edhe 13 shtetas serbe. Përplasja e serbeve me policinë kosovare është konfirmuar edhe nga Prishtina zyrtare. Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, tha për radion "Evropa e Lire" se policia ka kthyer mbrapsht një grup nacionalist serb te njohur si "delije" dhe nga përplasja mbeten te plagosur disa efektive kosovare. Por sipas Rexhepit, policet janë lënduar vetëm me mjete te forta. Megjithatë, ai pranoi se ka pasur edhe te shtëna armesh, por sipas tij, ato janë dëgjuar ne anën serbe. Ndërkohë, policia e Kosovës është provokuar edhe nga grupe serbesh edhe ne rajonin e Mitrovicës, por çdo gjë ka kaluar pa probleme serioze. Sot ne Kosove serbet mbajnë marshimin e Vidovdanit, qe shënohet çdo vit me 28 qershor ne zonën e Gazimestanit. Për serbet, Vidovani shënon 623-vjetorin e betejës mesjetare te Kosovës.
Tensions in northern Kosovo. According to local media, a crowd of Serb extremists in Kosovo wounded 24 policemen Merdare border point, while attempting to violently enter the territory of the Republic of Kosovo. According to reports, police were injured by firearms and missiles, but are out of danger to life and are receiving proper medical treatment. While according to Serbian media, the confrontation were also wounded 13 Serbian citizens. Serbs clash with police in Kosovo is confirmed by official Pristina. Interior Minister Bajram Rexhepi, told radio "Free Europe" that police have turned away a Serbian nationalist group known as "delije" and the collision injured several effective remain in Kosovo. But by Rexhepi, policemen were injured only with crowbars. However, he acknowledged that there were gunshots, but according to him, they were heard on the Serbian side. Meanwhile, Kosovo police was provoked by groups of Serbs in the Mitrovica region, but everything passed off without serious problems. Today we hold Kosovo Serbs Vidovdan march, which is marked every year on June 28 Gazimestan area. For Serbs, Vidovani 623 marks anniversary of medieval battle of Kosovo.