Proteste para Parlamentit - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Aleanca Kuq e Zi ka protestuar sot para parlamentit kundër kodit te ri elektoral. Aktivistet e Aleancës Kuq e Zi kane akuzuar demokratet dhe socialistet për marrëveshje te fshehta vetëm për te siguruar vazhdimësinë e pushtetit te tyre. "Ne jemi dëshmitarë të pazarit më të fundit të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Jo më larg se dje PD dhe PS na vërtetuan sërish se janë të gatshme të krijojnë koalicionin e tmerrit mes tyre vetëm e vetëm për të mbajtur një karrige me rrota në zyrat e shtetit të kalbur pikërisht prej marrëveshjeve të fshehta mes tyre," u shpreh Augent Xhaferraj. Sipas Aleancës Kuq e Zi, reforma zgjedhore është një tjetër dëshmi e këtij pushteti të kapur nga krimi.

Black Red Alliance has protested today in front of parliament against the new electoral code. Red Activists Alliance of Black Democrats and the Socialists have accused of collusion only to ensure continuity of power. "We are witnessing the latest shopping Democratic Party and the Socialist Party. No later than yesterday PM and PS proved once again that we are ready to create a coalition of terror between them just to keep an office chair with wheels in exactly the decaying state of collusion between them, "said Augent Xhaferraj. According to Black Red Alliance, electoral reform is another proof of this power to capture the crime.

Share This Video


Download

  
Report form