Opozita protestë para Parlamentit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-17

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kishin paralajmëruar një protestë paqësore. Por nuk munguan hedhjet e vezëve, miellit, tymuesve, domateve, e patateve. Edhe pse nuk mund të konsiderohen mjete të forta e të rrezikshme, për demokratet ato përcjellin simbolikën e protestës opozitare. Nuk prisnin që kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, të hynin në Parlament nga hyrja kryesore. Në fakt të dy krerët e mazhorancës zgjodhën hyrjen ne këmbë nga ana e Akademisë së Shkencave, pranë ish-selisë së PD-së. Opozitarët u mblodhën para selisë së Kuvendit për të protestuar kundër buxhetit të vitit 2016, që e konsiderojnë si buxhetin e mjerimit. Kërkojnë largimin e qeverisë. Jo se duan të vijnë vetë të pushtet, thonë demokratët, por se janë fajtorë të gjendjes së rëndë të shqiptarëve. Nënkryetari demokrat Edi Paloka u foli i pari protestuesve. Shqiptarët nuk mund të nënshtrohen si 25 vite më parë, tha ai. Protesta ishte ideuar me fjalime të shkurtra nga qytetarë, ndërkohë që deputetët demokratë ligjëronin pasi dilnin nga salla e Kuvendit. Nuk munguan as edhe fjalët e urta, e as ofendimet me fjalor rruge. Kjo protestë duket se shërbeu edhe për të pajtuar dy njerëzit e pushtetshëm në PD, kryetarin Lulzim Basha dhe ish-nënkryetaren Jozefina Topalli. Për herë të parë në një protestë të demokratëve, ajo që dëshiron të thirret zonja e hekurt morri fjalën. Protesta u shërbeu demokratëve edhe për të denoncuar atë, që ata e quajnë si racizëm krahinor të kryeministrit Edi Rama.

Share This Video


Download

  
Report form