"CEZ" rrezikon serish gjobe - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Nëse CEZ nuk vijon të kryejë importin e energjisë, atëherë enti rregullator i energjisë do të marrë masa të tjera shtrënguese për kompaninë e shpërndarjes dhe do të vazhdojë me vënien e gjobave më të mëdha. Sipas drejtoreshës jurdike të ERE-s, CEZ përveç këtij detyrimi duhet që t'i kthejë korporatës elektroenergjitike edhe pjesën e energjisë që gjatë kësaj kohe ka marrë pa e paguar. Sipas entit rregullator të energjisë nëse kompania CEZ nuk vijon importin, atëherë vendi rrezikon të hyjë në një krizë energjetike, pasi në këtë periudhë është shtuar ndjeshëm edhe konsumi ditor. Nga ana tjetër, në një deklaratë për shtyp, CEZ ka njoftuar se ka rifilluar importin e energjisë ndërkohë që shprehet se situata financiare, pas gjobës prej 4 miliard lekësh të vendosur nga tatimet, mbetet kritike gjë e cila do të ndikojë gjatë ditëve në vijim edhe në investimet që do të bëjë kompania. Për sa I përket importit, ne do të përdorim të gjitha mjete financiare nëse ka të tilla, mbyllet deklarata e CEZ. Disa ditë më parë enti rregullator i vendosi kompanisë një gjobë prej 430 milion lekësh, për shkak të ndërprerjes së importit, pasi sipas ligjit CEZ duhet të mbuljoë vetë 30% të energjisë që humbet në rrjet.

If CEZ follows not conduct electricity imports, the energy regulator will take further austerity measures and distribution company will continue with fines greater. According to Director juridical ERE, CEZ except this obligation to return the Power Corporation power during this time received without paying. According to the Electricity Regulatory Authority if CEZ company follows no imports, the country is likely to enter into an energy crisis, after this period has increased significantly daily consumption. On the other hand, in a press release, CEZ has announced that it has resumed imports of energy, while states that the financial situation, after 4 billion penalty imposed by taxes, is critical which will affect in the coming days investments that would make the company. As for import, we will use all funds, if any, closes CEZ statement. A few days ago regulator put the company a fine of 430 million lek, due to interruption of imports, as the law CEZ should mbuljoë own 30% of the energy is lost in the network.

Share This Video


Download

  
Report form