Gjobë shfrytëzuesve të lypësve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-12-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i Bashkisë së Tiranës, ka sqaruar vendimin e këshillit bashkiak të 21 dhjetorit për gjobën ndaj lypësve. Erion Veliaj tha se penalizmi nuk është për lypësit, por për ata që shfrytëzonin fëmijët në rrugë.?Një njeri që lyp s?ka as llogari bankare, as numër NIPT-i, as adresë ku mund t?i vëmë gjobë, as nuk e kemi menduar t?i vëmë gjobë, por dikush që shfrytëzon lypësit, që qëllimisht e merr dikë dhe e trajton si bankomat, e nxjerr në rrugë për ta shfrytëzuar, për t?i futur duart në xhepa. Sigurisht, për këtë jo vetëm gjobë, por edhe burg, edhe sanksione të tjera, sepse askush nuk ka të drejtë, qoftë edhe fëmijën e vet, ta shfrytëzojë për të marrë para nga rruga. Ndaj, jo vetëm që s?ka gjobë për lypësit, por përkundrazi kemi marrë përsipër programin social më radikal që është marrë ndonjëherë në qytetin e Tiranës dhe Republikën e  Shqipërisë, ama për ata që i shfrytëzojnë do të jemi të pamëshirshëm. Të mëshirshëm me të dobëtit, të pamëshirshëm me ata që abuzojnë dhe që shfrytëzojnë një njeri tjetër për interesin e tyre?Sqarimi për vendimin e miratuar tashmë në Këshillin Bashkiak, është bërë gjatë një aktiviteti, ku Bashkia e Tiranës ka shpërndarë dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe femijët në qendra sociale.?Mezi pres që edhe këtë vit, shumë studentë vullnetarë apo të tjerë që kanë në zemër të kontribuojnë, të kenë mundësi ta bëjnë. Na kanë ngelur edhe pak ditë derisa të vijë Viti i Ri, dhe besoj që ka plot kompani të tjera, ndonjëherë është mukajeti, thjesht s?u ka shkuar në mend dhe besoj që kjo e sotmja është një kujtesë edhe për kompani të tjera, për këdo që i ka mundësitë të vërë diçka mënjanë, do i ishim shumë mirënjohës?Kryebashkiaku ka shprehur mirënjohjen e tij për punonjësit social që janë angazhuar këto ditë festash në ndihmë të të pamundurve.

Share This Video


Download

  
Report form