http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse kryen një shkelje, të qarkullimit rrugor atëherë rrezikon të dënohesh nga 10 ditë deri në tre vite burg. Por kush ka mundësi financiare, ditët e burgut mund t'i konvertoje edhe me para, duke llogaritur 5 mijë lekë dita. Ky është një nga ndryshimet në kodin penal të propozuara nga Ministria e Brendshme, i cili ka provokuar debat gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve. Deputetja Ermonela Felaj, ka qene kundër miratimit të kësaj dispozite, e cila sipas saj nuk penalizon shkelësit e ligjit, por favorizon ata që kanë mundësi financiare. Por sipas zëvendësministrit të Drejtësisë Arben Isaraj, kjo dispozite është vënë në dispozicion të gjykatës vetëm për raste të caktuara. Një tjetër pikë që ka provokuar debat në komision ka qene edhe propozimi për dënimin nga 15 - 30 ditë burg për shitjen e pa autorizuar ose rishitjen e kartave sim telefonike. Kreu i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafa ka kërkuar që kjo dispozitë të riformulohet. Komisioni ka miratuar në parim ndryshimet lidhur me lëndët plasëse, i cili dënon nga 5-8 vjet burg për mbajtje të eksplozivit, dhe në rrethana cilësuese nga 15-20 vjet