Volfarth, shqetësim për KQZ - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Kreu i prezencës se OSBE, Eugen Volfarth shpreh shqetësim për ngërçin e krijuar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe bën serish thirrje per bashkëpunim mes mazhorances dhe opozitës me qellim qe institucioni i administrimit te procesit zgjedhor te jete i plote dhe i besueshëm. Diplomati Wolfarth theksoi se KQZ duhet te jete pika kryesore ne axhenden e çdo partie, ndërsa vendi ndodhet ne prag te zgjedhjeve te përgjithshme te cilat duhet te lira e demokratike. "Tani është shume e rëndësishme qe qeveria, pra shumica te beje përpara për te krijuar nje atmosfere qe lejon hap atë mëtejshëm, ashtu sikurse është e rëndësishme qe opozita te paraqesë pjese konstruktive te këtij dialogu, për te plotësuar anëtarësinë e KQZ-se. Ky ndërveprim është shume i nevojshëm. Qe te jene zgjedhje te suksesshme për vendin, ato duhet te respektojnë rregullat demokratike dhe pjese e tyre është qartësisht, një KQZ plotësisht funksionale dhe e legjitimuar. Me lejoni qe te ritheksoj se duhet te punohet për te rritur besueshmërinë dhe ligjshmërinë ne KQZ. Ajo mund te funksionoje siç është tani, por duhet bere me shume dhe për këtë nevojitet ndërveprimi pozitiv i partive politike." Këto deklarata Wolfarth i beri nga akademia e policisë ne Sauk ku mori pjese ne trajnimin e policeve kufitare.

Head of the OSCE Presence, Eugen Wollfarth expressed concern about the impasse created in the Central Election Commission and again calls for cooperation between the majority and the opposition in order to institution administering the electoral process to be complete and reliable. Wolfarth diplomat stressed that the CEC should be the main item on the agenda of each party, and the country is on the eve of general elections, which must be free and democratic. "It's very important that the government therefore make most forward to create an atmosphere that allows it step further, as it is important that the opposition to present constructive part of this dialogue, to complete the membership of the CEC. This interaction is very necessary. To be successful elections for the country, they should respect the democratic rules and part of them is clearly a CEC fully functional and legitimate. Allow me to reiterate the need to work to increase the credibility and legitimacy of the CEC. It can work as it is now, but more needs to be done and this requires positive interaction of political parties. "These statements made ??Wolfarth the police academy where Sauk participated in training border policemen.

Share This Video


Download

  
Report form