Mek-Kormak: KQZ-ja me 4 anëtarë, shqetësim - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Shefja e misionit vëzhgues ndërkombëtar të OSBE/ODIHR-it Koni Mek-Kormak e sheh si tejet shqetësuese situatën e tanishme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që për momentin ka vetëm katër anëtarë. Mek-Kormak, në një intervistë për radion "Dojçe Vele" shprehet se certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve kërkon një shumicë prej pesë anëtarësh dhe se me gjendjen aktuale, kjo nuk është e mundur. "Gjithsesi ligji është shumë i qartë dhe mendoj që çështja për ne dhe këdo tjetër është që zgjedhjet po afrohen dhe vendimi se kush do t'i fitojë ato, certifikimi i rezultatit kërkon qartësisht një shumicë të cilësuar prej pesë anëtarësh. Ky është thelbi i çështjes. Pra, ka disa vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar prej pesë votash por më i rëndësishmi prej tyre, që është në mendjen e gjithkujt, është certifikimi i rezultatit." Por, sipas Mek-Kormak, rezultati i zgjedhjeve nuk është vetëm në dorë të KQZ; ai varet edhe nga ajo se çfarë do të ndodhë në procesin e numërimit, se si do të shkojë ky proces. Kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR vë në dukje edhe disa karakteristika të fushatës, që sipas saj, ka episode që nuk përmbushin standardet. Fjala është për shfrytëzimin nga qeveria të përurimit të veprave publike, për propagandë elektorale. "Një tjetër standard është ndarja e qartë e shtetit nga partitë politike. Në fushatën elektorale të deritanishme kemi vërejtur raste kur kjo nuk është përmbushur, kur në inagurime rrugësh dhe objektesh slogane të fushatës, flamuj të partive janë bërë pjesë e një ngjarjeje zyrtare, qeveritare. Këto do të pasqyrohen në raportin final që do të dalë rreth 2 muaj pas zgjedhjeve." Mek-Kormak nënvizon gjithashtu se mediat pengohen shpesh herë që të marrin pjesë në takime të ndryshme elektorale, veçanërisht në ato të mbyllurat, si dhe përmend faktin e dhënies nga partitë të kasetave të gatshme.

Share This Video


Download

  
Report form